“Hazard nuk është lider”
BKT
Sport

“Hazard nuk është lider”

Mesfushori i Monacos, Cesc Fabregas ka paralajmëruar Real Madridin për ish-bashkëlojtarin e tij, Eden Hazard, duke thënë se belgu nuk është lider.

Hazard është transferuar këtë verë në “Santiago Bernabeu” për 100 milionë euro, mirëpo është duke vuajtur nga një lëndim muskular.

Belgu nuk ka luajtur në dy ndeshjet e para, por pritet të luaj këtë të diele kundër Villarealit.

Fabregas beson që Hazard do të këtë sukses te Reali, mirëpo nuk do të jetë lideri që të gjithë mendojnë se do të behët.

“Ka një personalitet shumë më ndryshe. Është fitues, dëshiron të luaj shumë mirë dhe bën shumë shaka. Nuk mund të presësh që të jetë një lider, pasi nuk i pëlqen të flas në mbledhje, mirëpo në fushë është lideri i duhur. Është i mirë në mundësinë një kundër një, bën asistime dhe shënon gola. Do të jetë i mrekullueshëm në Real Madrid”, deklaroi ai.

Në fund Fabregas tha se belgu ka një të ardhme te mirë.

“Barcelona dhe Reali janë klube të mëdha. Hazard ishte gjithmonë në nivelin e duhur kur na nevojitej, shoh një të ardhme te mirë”, përfundoi ai.