16:43 / 31.08.2019
Frikë për Hamilton në Belgjikë, anglezi përplaset me murin
Frikë për Lewsi Hamilton në prag të Çmimit të Madh të Belgjikës në Formula 1.
Kampioni i botës në fuqi pësoi një aksident të rëndë, teksa në provat e lira u përplas me murin rrethues të pistës.
Makina e Mercedes e piloti anglez pësoi dëmtime të mëdha për shkak të shpejtësisë me të cilën po ecte Hamilton, transmeton KJ.
Gjithsesi, për fat të mirë piloti nuk pësoi asgjë të rëndë dhe pritet të jetë në pistë në garën e së dielës.























