15:54 / 01.09.2019
Boatengu, afër Juves
Bayern Munchen e mposhti të shtunën Mainzin (6-1), por Jerome Boateng nuk ishte në fushë.
Sot “Bild” raporton se mbrojtësi gjerman është afër kalimit në skuadrën e Juventusit.
Transferimi i Pavardit dhe Hernandezit kanë ngushtuar hapësirat për Boatengun, i cili nuk e pranon rolin e rezervistit dhe dëshiron largimin.























