09:12 / 02.09.2019
Juventus interesohet për Mustafin
Juventusi në ditën e fundit të afatit kalimtar ka rritur interesimin për mbrojtësin e Arsenalit, Shkodran Mustafi.
Kampionët nga Italia janë duke e konsideruar Mustafin si një zëvendësues të Giorgio Chiellini, pasi mbrojtësi italian është lënduar rëndë.
Medhi Benatia, Dejan Lovren and Jerome Boateng, konsiderohen si transferimet e mundshme në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës për Juven.























