Luiz: Jam mësuar me kritika
BKT
Sport

Luiz: Jam mësuar me kritika

Mbrojtësi i Arsenalit, David Luiz, ka thënë se mund t’i durojë kritikat.

“Topçinjtë”, pësuan dy gola dje në barazimin ndaj Tottenhamit. Futbollisti brazilian ka thënë se gjatë karrierës së tij është mësuar me këto kritika.

“Kritikat janë normale. Kjo ka qenë gjatë gjithë karrierës sime, dhe më së shumti ka kritika për mbrojtësit. Sulmuesit nuk e humbasin ndeshjen, nëse nuk humbin ndonjë penallti në minutat e fundit. Ky është futbolli. Mbrojtësit duhet të marrin përgjithësi dhe të pranojnë kritikat. Duhet të kuptojmë kur bëjmë gabime dhe të jemi të aftë t’i pranojmë. Gjithmonë jap më të mirën. Luajta tërë ndeshjen ndaj Tottenhamit dhe provova t’i ndihmoj klubit deri në minutën e fundit. Dua që klubi të forcohet çdo ditë”, deklaroi ai.