Sanchez tregon se kush e bindi që të transferohet te Inter
BKT
Sport

Sanchez tregon se kush e bindi që të transferohet te Inter

Alexis Sanchez është në mesin e emrave të mëdhenj që iu bashkuan Interit këtë afat kalimtar.

Ylli kilian vendosi t’i bashkohet Interit, pas një periudhe jo të mirë te Manchester United.

31 vjeçari zgjodhi Interin, si mundësi për të rindezur karrierën e tij.

“Jam shumë i lumtur që rikthehem në futbollin italian, kështu që do të shohim se si shkon”, ka deklaruar Sanchez, që në të kaluarën ka veshur fanellën e Udineses në Serie A, përcjell lajmi.net.

“Thjesht dua të bëj punën për veten time, ekipin dhe tifozët e Interit”.

“Prania e Antonio Contes është thelbësore.  Lukaku është i lumtur këtu dhe ai më ka bindur që të vij”.