Fabregas tregon arsyen pse kishte refuzuar Realin
BKT
Sport

Fabregas tregon arsyen pse kishte refuzuar Realin

Mesfushori, Cesc Fabregas ka thënë se ka refuzuar Real Madridin disa herë gjatë kohës kur ishte në Arsenal.

Këtë e ka bërë ngase ka pasur besnikëri ndaj ish-trajnerit të Arsenalit, Arsene Wenger. Spanjolli tha se ka respekt për Realin pasi e kanë trajtuar mirë.

“Me telefonuan më shumë se një herë. Herën e parë isha shumë i ri. Isha 18 vjeçar, me ofruan pagë të madhe, por ndjeva se i përkas Arsenalit. Wenger me shikonte mirë. Nuk mund të largohesha. Kur isha 23 kisha një lëndim serioz dhe me dërguan mesazhe vërtetë të mira. Jam mirënjohës për interesimin që kanë pasur por gjithmonë kam ëndërruar për të luajtur për Barcelonën”, deklaroi ai.