Rrahmani i lumtur me fitoren, premton maksimumin kundër Anglisë
Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, është shprehur shumë i lumtur më fitoren kundër Çekisë.
Kosova mundi Çekinë, me rezultat 2-1, dhe aktualisht “Dardanët” kryesojnë Grupin A me tetë pikë.
Rrahmani pas ndeshjes i tha RTK-së, se gjithë lojtarët e Kosovës dhanë maksimumin në terren. Ai premton se Kosova edhe në përballje me Anglinë do të japin maksimumin, edhe pse Rrahmani e pranon se dueli me anglezët do të jetë ndeshje e vështirë.
“ Gjithë lojtarët kemi dhënë maksimumin. Kam thënë se e jona është të japim maksimumin. Çekia është super-ekip, e cila ka qenë favorite, dhe është e diçka e madh me fitu kundër tyre”, tha Rrahmani.
“Me Anglinë do të jetë një ndeshje e vështirë, por mund të premtojë se do të japim maksimumin. Më një barazim do të ishim të kënaqur”, theksoi ai.























