17:59 / 07.09.2019
Mediet çeke, pas humbjes nga Kosova: Komplikohet situata për Evropian
Kombëtarja e Kosovës duket se ka befasuar atë të Çekisë me humbjen që i shkaktoi sot.
Në ‘Fadil Vokrri’, në Prishtinë, Kosova ka arritur ta mposht Çekinë me rezultatin 2:1.
Me këtë fitore, Kosova merr kryesimin e Grupit A (Anglia dy ndeshje më pak), duke grumbulluar 2 pikë më shumë sesa kombëtarja çeke.
Pas kësaj ndeshje, mediet në Çeki shkruajnë se situata është më e komplikuar sesa është pritur [isport.blesk.cz], transmeton lajmi.net.
Në të njëjtin artikull shkruhet edhe për atmosferën e jashtëzakonshme të 13.500 të pranishmëve në stadium.























