19:10 / 08.09.2019
Gjilani mposht ekipin e njohur zviceran në miqësore
Në vazhdën e ndeshjeve të kombëtareve, disa prej ekipeve kosovar e kanë shfrytëzuar pushimin për t’u përgatitur jashtë vendit.
Njëra ndër to është edhe ekipi i Gjilanit, që luajti sot një miqësore në Zvicër.
‘Skifterat’ u përballën me Schaffhausen, klub që garon në nivelin e dytë zviceran, shkruan lajmi.net.
Djelmoshat e Mezanit befasuan, duke arritur fitore 2-0 në terrenin mysafir.
Golat e Jackson Ferreira (1’) dhe Gerhard Progni (18’) i siguruan fitoren Gjilanit.
Ndryshe, Gjilani pas tre ndeshjeve të para në Superligë ka marrë dy fitore dhe një humbje, derisa ndeshjen e ardhshme udhëton te Drenica.























