Sergio Ramos barazon rekordin e Casillas me Spanjën
BKT
Sport

Sergio Ramos barazon rekordin e Casillas me Spanjën

Sergio Ramos i është bashkuar ish-bashkëlojtarit të tij Iker Casillas si lojtari me më shumë paraqitje për Spanjën.

Qendërmbrojtësi bëri paraqitjen e tij të 167-të për Spanjën sonte, duke u barazuar me portierin legjendar, pasi është startues në ndeshjen ndaj Ishujve Faroe që po zhvillohet aktualisht,

Menaxheri Robert Moreno bëri nëntë ndryshime nga fitorja 2-1 ndaj Rumanisë, me Ramos dhe sulmuesit Rodrigo Moreno të mbijetuarit e vetëm nga ndeshja e së enjtes, transmeton lajmi.net.

Ramos luajti për herë të parë për Spanjën më 26 Mars 2005, në një fitore miqësore 3-0 ndaj Kinës në moshën 18 vjeç dhe 361 ditë, duke u bërë lojtari më i ri debutues i Spanjës për gjysëm shekulli.

Ai ndihmoi Spanjën në një nga ekipet më dominuese në historinë e futbollit ndërkombëtar midis viteve 2008 dhe 2012.

Ai ishte lojtar kyç i skuadrës, pasi ‘La Roja’ fitoi Euro 2008, Kupën e Botës 2010 dhe Euro 2012, duke luajtur si një mbrojtës i djathtë dhe qendërmbrojtës.