11:34 / 09.09.2019
FIFA raporton për serinë prej 15 ndeshjeve pa humbje
Suksesi i njëpasnjëshëm i Kosovës ka bërë që edhe FIFA të reagojë.Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, ka bërë një postim në faqen e saj zyrtare në Twitter për 15 ndeshjet e Kosovës pa humbje.
“15 ndeshje radhazi pa humbje”, shkruan FIFA.
Me iniciale të fitoreve dhe barazimeve, ka përshkruar rrugën e 15 ndeshjeve.























