18:46 / 09.09.2019
Inzaghi: Jam një fans i Piatek
Legjenda e Milanit, Pippo Inzaghi ka pranuar që është një fans i sulmuesit, Krzysztof Piatek.
Sulmuesi me prejardhje nga Polonia është duke e shijuar kohën që po kalon te gjiganti italian. Për këtë gjë është i lumtur edhe Inzaghi duke thënë se i pëlqen që njerëzit e krahasojnë me të.
“Gjëja që na bashkon me shumë është goli. Ka disa karakteristika të tjera dhe jam i sigurt që me talentin që ka do të shënoj se shpejti. Është një sulmues që me pëlqen, ka shpirtin dhe dëshirën për të luftuar”, deklaroi ai.























