18:52 / 09.09.2019
Winks: Inspirohem nga Modriq e De Jong
Mesfushori i Tottenhamit, Harry Winks ka pranuar që inspirohet nga fituesi i Topit të Artë, Luka Modriq.
Futbollisti anglez gjithashtu pranoi se të njëjtin inspirim e ka edhe nga mesfushori i Barcelonës, Frenkie de Jong. Ai tha se është i lumtur kur e krahasojnë me këta dy lojtarë.
“Krahasimi me De Jong dhe Modriq e marr si kompliment të madh kur e dëgjoj nga të tjerët. Kam një rrugë të gjatë për të arritur në këtë nivel. Më pëlqen të ndërtoj aksione, të bëhem lidhja mes sulmit dhe mbrojtjes. Kjo më jep ndjesinë më i fortë”, deklaroi ai.























