Umtiti: Asnjëherë nuk e kam menduar transferimin në Arsenal
Mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti, ka thënë se nuk e ka menduar ndonjëherë largimin nga “Camp Nou”.
Futbollisti francez ka qenë i lidhur me një kalim tek Arsenali, pasi Barcelonës i nevojiteshin para për ta rikthyer yllin e PSG-së, Neymar.
Për të kanë qenë të interesuar disa klube, por asnjëri prej tyre nuk ka bërë ofertë zyrtare. Umtiti tha se nuk e di se kush i ka filluar spekulimet për transferimin e tij në Arsenal, pasi një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
“Sinqerisht, nuk e di nga filluan këto spekulime. Mora një mesazh nga shokët nëse do të transferohem në Arsenal, por iu thash se më vjen keq, mirëpo do të qëndroj në Barcelonë. Nuk e di nëse Arsenali ka biseduar me agjentin tim, mirëpo i thash se nuk më intereson çfarë do të ndodhë këtë verë dhe nuk ishte e nevojshme për të biseduar për këtë. Ëndrra ime si fëmijë ishte të luaj për Barcelonën. Sezoni i kaluar ishte më i vështiri për shkak të lëndimeve”, deklaroi ai.























