21:42 / 09.09.2019
Anglia-Kosova, ky është rezultati i pjesës së parë
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes, Kosova U21 – Anglia U21. Pas 45 minutash, skuadra vendase e Anglisë është në epërsi, 1-0.
Golin e vetëm në këtë pjesë lojë e ka shënuar talenti i Manchester Cityt, Foden në minutën 25-të.
Kosova në këtë pjesë lojë e humbi edhe sulmuesin, Lirim Mema, i cili është lënduar në minutën e 32-të, transmeton Olle.
Kurse zëvendësuesi i Memas, Arbnor Muja humbi rastin më të mirë për Kosovën kur në minutën e 44-të, nga një afërsi prej 2 metrash, goditi transversalen.























