“Neymar e di që ka bërë gabime”
BKT
Sport

“Neymar e di që ka bërë gabime”

Mbrojtësi, Thiago Silva insiston që bashkëlojtari, Neymar e di që ka bërë gabime gjatë afatit kalimtar.

Kapiteni i Brazilit gjatë tërë verës ka kërkuar rikthimin në “Camp Nou”, klub nga i cili u largua para dy viteve për 222 milionë euro.

Gjiganti spanjoll nuk do ta transferoj lojtarin në afatin e janarit, gjë që ka bëri që sulmuesi të qëndroj edhe për një sezon tjetër. 34-vjeçari tha se bashkëlojtari i tij e di që ka bërë gabime dhe është gati për të dhënë me të mirën për gjigantin francez.

“E di që ka bërë gabime, por nuk ka vëmendje të keqe. Ky djalë është i mahnitshëm, shpresoj të këtë sezon të mirë. Trajneri gjithmonë ka thënë se do t’i besoj atij. Ishte gati për të luajtur në ndeshjen e kaluar kundër Metz, mirëpo për shkak të situatës së afatit kalimtar nuk luajti. Jemi të lumtur që nuk është larguar, besojmë te ai”, deklaroi ai.

Neymar luajti në ndeshjen e tij me kombëtaren kundër Kolumbisë dhe arriti të shënoi golin e dytë.