14:12 / 10.09.2019
“Dardanët” kanë një njoftim për tifozët që janë në Angli
Tifo grupi i Kosovës “Dardanët” pëmes një postimi në facebook kanë njoftuar vendin e takimit të tyre, për të shkuar në Southampton në mënyrë të organizuar.
Vendi i takimit do të jetë Pubi “Queens Arms” në Londër, deri në orën 14:00.
Po ashtu kanë treguar se në autobus janë edhe 10 vende të lira, për ata persona që ju bashkohen në vendin e takimit.
Loja Angli - Kosovë do të zhvillohet sonte në “St Mary’s Stadium” dhe do të fillojë në orën 20:45, ndeshja transmetohet drejtpërdrejti në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).























