Lukaku: Jam vrasës në fushë
Transferimi më i fundit i Interit, Romelu Lukaku nuk po mundet të ndalojë së shënuari gola për klubin e tij dhe kombëtaren belge.
Belgu e ka quajtur veten vrasës në fushë, pasi shënoi golin e 50-të për kombëtaren e Belgjikës.
Lukaku i cili u largua këtë verë nga United për 75 milionë euro beson që do të të shënojë edhe golin e 50-të për Belgjikën.
“Do të arrij të shënoj golin e 50-të. Isha i shqetësuar kur isha te goli i 30-të, mirëpo arrita ta thyej rekordin. Nuk ëndërroj për golin e 50-të. Jam i qetë. Jam vrasës në fushë, por jo jashtë saj. Isha i lumtur me golin. Ka kaluar një kohë e gjatë që prej kohës kur kemi shënuar në kundërsulm. Jemi klubi me kundërsulmin me të mirë në botë”, deklaroi ai.
Lukaku asistoi De Bruyne dhe është i lumtur për këtë.
“Jam i lumtur që arrita të bëj asistimin për De Bruyne. Shënimi ishte më i mirë se asistimi im”, përfundoi ai.























