​Lloris: Areola bisedoi me mua para se t’i bashkohej Realit
BKT
Sport

​Lloris: Areola bisedoi me mua para se t’i bashkohej Realit

Portieri i Tottenhamit, Hugo Lloris ka pranuar që Alphonse Areola ka biseduar me të para se t’i bashkohej Real Madridit.

Portieri u largua nga PSG për t’iu bashkuar Realit në formë huazimi.

Lloris tha se kanë biseduar dhe shpreson që të këtë sukses.

“Ajo që biseduam mbetet mes neve, duhet t’i marrim gjërat pozitive. Ai do t’i bashkohet klubit më të rëndësishëm në botë. Nuk e dimë çfarë do të ndodhë. Do të këtë shansin për të treguar veten në fanellën e re”, deklaroi ai.