Giggs: Nuk mund ta ndalësh James
BKT
Sport

Giggs: Nuk mund ta ndalësh James

Trajneri i Uellsit, Ryan Giggs beson që sulmuesi i United, Daniel James nuk mund të ndalet.

Uellsiani luajti në miqësoren ndaj Bjellorusisë dhe shënoi në minutën e 17-të. Sulmuesi vazhdon të jetë në formë të mirë duke luajtur në formacionin e parë të “Djajtë e kuq”.

Legjenda e United tha se kundërshtari mund ta di planin e tij, por nuk mund ta ndalin.

“Është vështirë. Ka pasur probleme në disa muaj. Dëshironte të luante dhe e lejova të luajë për 50 minuta, e meritoi golin. Është një nga lojtarët, të cilët e di çfarë do të bëjë, mirëpo nuk mund ta ndalësh”, deklaroi ai.