19:49 / 10.09.2019
Tifozi i Kosovës me mesazh falënderimi për Anglinë
Tifozët që kanë udhëtuar drejt Anglisë për ta përkrahur Kombëtaren e Kosovës, kanë marrë me vete edhe disa parulla me mesazhe interesante.
Njëri ndër ta, i cili është marrë në pyetje edhe nga mediet angleze, ka mbajtur në dorë një mesazh falënderues për shtetin e Anglisë.
“Falë jush ne tani luajmë kundër jush. Përgjithmonë falënderues juve. Anglina jonë e bekuar’’, shkruhet në parullën që e mbante në dorën tifozi kosovar, përcjell lajmi.net.
Kujtojmë që Anglia dhe Kosovën luajnë sonte me fillim nga ora 20:45, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.























