Nis ndeshja Angli-Kosovë
BKT
Sport

Nis ndeshja Angli-Kosovë

RTKLive

Ka startuar ndeshja ndërmjet Anglisë dhe Kosovës, sfidë kjo që po luhet në stadiumin e Southamptonit.

“Tre Luanët” dhe ‘Dardanët’ po ballafaqohen në kuadër të Grupit A të vlefshme për Evropianin 2020, transmeton RTKLive.

Kjo sfidë e cila po luhet në një atmosferë të bukur sportive, e ku futbollistët tonë kanë përkrahjen e një numri të madh “Dardanësh”, është tejet e rëndësishme në rrugën për EURO 2020.

Kosova në duel me anglezët vijnë pas fitores së madhe kundër Çekisë, derisa edhe Anglia vjen me fitoren kundër Bullgarisë.

Anglia kryeson Grupin A me nëntë pikë, një më shumë së Kosova.