​Lukaku: Më në fund po punoj me Conten
BKT
Sport

​Lukaku: Më në fund po punoj me Conten

Sulmuesi Romelu Lukaku, është i kënaqur që po punon me trajnerin e Interit, Antonio Conte.

Lukaku u transferua këtë verë për 75 milionë euro nga Manchester United.

Belgu është në formë të mirë pasi ka shënuar dy gola për “Neurazurët”, ndërsa për kombëtaren e Belgjikës ka shënuar dhe asistuar në fitoren ndaj Skotlandës (4-0).

Ai tha se është i kënaqur që është duke punuar me Conten dhe shpreson të vazhdojnë këtë formë.

“Më në fund po punoj me Conten, i cili me dëshironte për shumë kohë. Interi ka një grup të mirë, njëjtë si këtu te kombëtarja. Shënova gol të mirë dhe jemi të rrezikshëm në kundërsulm”, deklaroi ai./