09:54 / 11.09.2019
Ambasada Amerikane përgëzon Dardanët për ndeshjen me Anglinë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë e ka përgëzuar Kombëtaren e Kosovës për performancën e saj të fortë kundër Anglisë.
Sipas kësaj ambasade, në sport dhe në shumë fusha të tjera, Kosova po tregohet e gatshme për liga të mëdha.
“Mezi e presim ndeshjen e radhës në shtëpi”.
Më poshtë mund ta lexoni urimin e plotë të ambasadës në gjuhën angleze.























