13:00 / 11.09.2019
Bet 365 tallet me penalltinë e Kane të pritur nga Muriq
Arijanet Muriq ia prishi serinë pozitive të Harry Kanet në gjuajtjet nga penalltitë.
Portieri i Kosovës priti penalltinë e sulmuesit anglez në ndeshjen e mbrëmshme, Angli – Kosovë, 5:3.
“Harry Kane ka shënuar 14 penallti radhazi. Pastaj ai takoi Arijanet Muriqin e Kosovës”, ka shkruar “bet365.com”.
Sidoqoftë, Kane shënoi një gol gjatë ndeshjes.























