15:38 / 11.09.2019
“Lodi si Marcelo”
Ish-mesfushori i Realit, Miguel Angel Portugal nuk ka dyshim për kualitetin e mbrojtësit së Ateltico Madridit, Renan Lodi.
Portugal e ka trajnuar lojtarin gjatë kohës kur ishte në Athletico Paranaense.
Tekniku spanjoll ka thënë vetëm fjalë të mira për Lodin duke e krahasuar me mbrojtësin e Realit, Marcelo.
“I duhet më shumë eksperiencë në Evropë, por ka mundësi të mirë. Mendoj se do të adaptohet me Diego Simeone, të cilit i pëlqen të punoj me mbrojtës të krahut. Ky djalosh më kujton Marcelon, e kupton këtë kur e sheh të mbrohet”, deklaroi ai.























