15:41 / 11.09.2019
Tolisso: Na mungon Pogba e Kante
Mesfushori i Francës, Corentin Tolisso ka pranuar që iu mungojnë dy yjet e Premier Ligës.
Pogba dhe Kante nuk kanë mundur të luajnë për kombëtaren për arsyet e tyre.
Franca ndeshjen e fundit e ka fituar ndaj Andorrës me rezultat 3-0.
Ylli i Bayernit ka folur për të dy lojtarët.
“Kante dhe Pogba janë shumë të rëndësishëm, njësoi siç është Kylian Mbappe. Asnjë klub nuk mund t’ia dalë pa ata”, deklaroi ai.























