10:41 / 13.09.2019
Sot dy ndeshje në Superligë, derbi Prishtina - Llapi me reflektorë
IPKO Superliga e Kosovës në futboll rikthehet sot me dy ndeshje të javës së katërt.
Në Suharekë, Ballkani që nuk njeh humbjen e pret Trepçën ’89, e cila po ashtu nuk ka pësuar ende disfatë. Kjo ndeshje fillon në ora 16:00.
Ndërkaq, tri orë më vonë në stadiumin "Fadil Vokrri", zhvillohet dueli tejet interesant ndërmjet Prishtinës dhe Llapit.
Në këtë derbi te Prishtina do të debutoë trajneri Bylbyl Sokoli, që në edicionin e kaluar kishte drejtuar Llapin për disa ndeshje.
Takimet tjera luhen të shtunën dhe të dielën.























