A luan Neymar sot ndaj Strasbourg? Ja përgjigja e Tuchel
BKT
Sport

A luan Neymar sot ndaj Strasbourg? Ja përgjigja e Tuchel

Neymar do të luajë minutat e tij të para të sezonit për Paris Saint-Germain sot në ndeshjen ndaj Strasbourg.

Me Edinson Cavani dhe Kylian Mbappe që mungojnë për shkak dëmtimi, Thomas Tuchel ka deklaruar se braziliani do të përfshihet.

“Ai duhet të bëjë kthimin e tij, ai është një lojtar i PSG”, tha Tuchel në konferencën për shtyp të premten, përcjell lajmi.net.

“Jam i bindur që ai do të japë gjithçka për të arritur objektivat tona”, deklaroi gjermani.

Neymar nuk do të jetë i gatshëm për Real Madridin në Ligën e Kampionëve në mesjavë, për shkak të një pezullimi të UEFA-s.