14:31 / 14.09.2019
Liverpool-Newcastle, ky është rezultati i pjesës së parë
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Liverpool – Newcastle, takim ky që po luhet në kuadër të Premier Leagues.
Ani pse ishin në disavantazh djelmoshat e Jurgen Klopp kanë arritur ta përmbysin rezultatin duke shkuar në pushim me epërsi 2:1.
Mysafirët befasuan Liverpoolin qysh në minutën e 7-të të ndeshjes me golin e shënuar nga Sillems.
Ndërsa më pas në skenë doli Mane i cili shënoi dy gola, njërin në minutën e 28-të të ndeshjes dhe më pas në minutën e 40 për rezultatin final të pjesës së parë.























