15:39 / 14.09.2019
Armando Broja sërish shënon me fanellën e Chelseas
Armando Broja është shndërruar në një përbindësh të vërtetë.
Sulmuesi shqiptar ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me fanellën e 18-vjeçarëve të Chelseat, duke konfirmuar kështu formën e shkëlqyer që po kalon.
18-vjeçari kaloi në avantazh “blutë” e Londrës në minutën e 48-të në sfidën ndaj Brajtonit, teksa ky ishte goli i 6-të në 5 javë kampionat.
Takimi i sotëm u mbyll në barazim 1-1, teksa vendasit realizuan në minutën e 70-të, me anë të mesfushorit me origjinë shqiptare, Florent Tolaj.























