Tahir Batatina e Ismet Munishi në “Arena Sportive”
BKT
Sport

Tahir Batatina e Ismet Munishi në “Arena Sportive”

RTKLive

Emisioni sportiv “Arena Sportive” rikthehet nesër mbrëma më top-ngjarjet e kësaj fundjave.

Edhe kjo fundjave në “Arena Sportive” pritet të jetë e ‘nxehtë’, ku më theks të veçantë do të flitet për ndeshjet e Superligës të këtij vikendi, raporton RTKLive.

Të gjitha të rejat nga elita e futbollit tonë, më çdo kronik të përgatitur enkas nga gazetarët dedikuar programit sportiv.

Trajneri i FC Llapit, Tahir Batatina  dhe trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi do të jenë në studion e “Arena Sportive”.

Ndërkaq, për Kampionatin Botëror të Basketbollit, i cili përfundon të dielën, do të flitet më të ftuarit ish-basketbollistët Mark Rodiqi dhe Ismet Ferati.

Gjithsesi se pjesë e “Arena Sportive” është edhe sporti ndërkombëtare, më theks të veçantë futbollin, ku shikuesit do të informohen në pjesën e fundit të këtij emisioni sportiv, i cili nis në orën 21:00.