10:16 / 15.09.2019
Ancelotti kërkon vazhdimin e kontratës së yllit napolitan
Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti ishte shumë i kënaqur me fitoren e arritur ndaj Sampdorias me rezultat 2:0.
Menjëherë pas ndeshjes ai i ka kërkuar kryetarit të klubt, Aurelio De Laurentiis që ti rinovojë sa më shpejt kontratën sulmuesit belg, Dries Mertens.
“Duhet të nxitojmë për rinovimin e Mertens”, u shpreh Ancelotti. Kujtojmë që ishte pikërisht Mertens i cili shënoi dy golat e fitores në ndeshjen ndaj Sampdorias.























