Kështu mbyllen ndeshjet Flamurtari-Dukagjini dhe Ferizaj-Vushtrria
BKT
Sport

Kështu mbyllen ndeshjet Flamurtari-Dukagjini dhe Ferizaj-Vushtrria

Ferizaj është befasuar në stadiumin e vet, teksa është mposhtur nga Vushtrria me rezultat minimal.

Ferizajasit kanë vazhduar serinë negative pas asaj fitore surprizuese ndaj Dritës në javën e parë, ndërkohë vushtrriasit arritën fitoren e parë në Superligë.

Ndeshja u vendos në minutën e 34’ nga goli i Ygor Vinicius. Pas katër ndeshjeve, Vushtrria tubon 4 pikë kurse Ferizaji 3 sosh.

Flamurtari ndërkohë ka mposhtur me rezultat të pastërt 2-0 ndaj Dukagjinit.

Egzon Krasniqi (10’) dhe Danin Talovic (25’) shënuan në fitoren e kryeqytetasve, e cila ishte e dyta radhazi.

Flamurtari pas katër xhirove tubon 7 pikë kundrejt një të Dukagjinit, që nuk e ka nisur aspak mirë rikthimin në Superligë pas 16 viteve.