Gasperini: Dinamo na e nxiu jetën!
BKT
Sport

Gasperini: Dinamo na e nxiu jetën!

Gian Piero Gasperini, trajneri i Atalantas, ka pranuar dështimin në ndeshjen e luajtur në Zagreb ndaj Dinamos në debutimin Champions për bergamaskët.

"Ishin më lart se ne, në rikuperim topi, në dalje, në dyluftime. Dukej sikur kishin ritëm dyfish nga ne! Këto ndeshje duhet të na mësojnë shumë. Ishte një impakt i vështirë. Duhet që kjo ndeshje të na bëjë edhe më të egër për kampionat Le të themi që Dinamo na nxiu jetën!", ka theksuar Gasperini, skuadra e të cilit u mposht 4:0.