‘De Ligt u transferua në Juventus për të fituar më shumë para’
BKT
Sport

‘De Ligt u transferua në Juventus për të fituar më shumë para’

Shefi i Barcelonës, Oscar Grau beson që qendërmbrojtësi, Matthijs de Ligt është transferuar në Juventus për të fituar më shumë para.

Grau tha se i kanë bërë ofertë holandezit, por atij i interesonin më shumë paratë.

“I kemi bërë një ofertë, por preferoj të transferohet në Juventus, aty ku taksat italiane e lejojnë të fitojë më shumë para”, deklaroi ai.

Grau gjithashtu foli edhe për yllin e PSG-së, Neymar.

“Kemi bërë një ofertë të madhe për të. Klubi bëri dy oferta, njërën duke përfshirë një lojtar dhe tjetrën duke ofruar vetëm para. Mirëpo, PSG nuk ishte e gatshme për ta shitur”, deklaroi ai.