14:53 / 21.09.2019
Aksion i koordinuar policorë në 24 qytete në Maqedoni
Mbrëmë dhe sot në orët e hershme të mëngjesit është zhvilluar një aksion i koordinuar i Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë së Veriut.
Aksioni përfshinë 24 qytete, me ç’rast janë bastisur 54 lokacione. Gjatë aksionit janë konfiskuar një numër i konsiderueshëm i armëve jolegale, si dhe 22 kilogram marijuanë, por dhe drogave të tjera, si heroinë, kokainë dhe të tjera.























