13:28 / 22.09.2019
Berisha pranë rikthimit në Australi, afër Melbourne City-t
Besart Berisha është në rrugën e rikthimit në Australi aty ku ka shkëlqyer dhe ka fituar trofe të rëndësishëm.
Sulmuesi shqiptar i lindur në Prishtinë ka mbyllur aventurën në Japoni me Sanfrece Hiroshiman dhe prej disa javësh është një lojtar i lire të nënshkruaj me çdo ekip ku Melbourne City është skuadra më e interesuar.
Për 34-vjeçarin do të ishte një lëvizje kundër ish skuadrës së tij Melbourne Victory me të cilët ka fituar edhe tituj.























