Lëndohet Enis Bardhi, ja sa pritet të mungoj
BKT
Sport

Lëndohet Enis Bardhi, ja sa pritet të mungoj

Enis Bardhi do të jetë jashtë fushave të futbollit për tre javë.

Mesfushori shkupjan i Levantes, ka dëmtuar kofshën e pasme të këmbës dhe si pasojë do të jetë jashtë terreneve të gjelbërta për tre javë.

Lajmin e ka kanë konfirmuar nga radhët e Levantes në rrjetet sociale.

Në njoftimin zyrtar qartësohet se ekipi mjekësor ka konstatuar zgjatje të shkallës së parë dhe ky lloj dëmtimi kërkon pushim prej tre javëve dhe rikthimi i tij pritet të ndodh me 20 tetor.

Pra, Enis Bardhi humbet edhe ndeshjet kualifikuese të Maqedonisë Veriore të muajt tetor ndaj Sllovenisë dhe Polonisë.