18:12 / 24.09.2019
E konfirmuar: Labinot Xhoxhaj përballë serbit Predrag Jevtiç
Boksieri me origjinë nga Kosova, Labinot Xhoxhaj, të shtunën më 5 tetor e zhvillon meçin e rradhës. Përballë Xhoxhajt është konfirmuar serbi Predrag Jevtic.
Labinot XHOXHAJ në 12 meçet e para i ka po aq fitore (10 KO). Në këtë mbrëmje meçi mes Xhoxhajt e Jevtiç do të jetë kryesori, kurse në duelin tjetër profesionist do të jetë protagonist edhe Edmond Zefi, që zhvillon meçin e tretë në karrierë. Para meçeve profesioniste do të zhvillohen ato të boksit olimpik mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Zvicrës./RTK/























