Mbappe drejt Spanjës, nis të mësoj gjuhën spanjolle
BKT
Sport

Mbappe drejt Spanjës, nis të mësoj gjuhën spanjolle

Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe është gati për t’u transferuar në Spanjë.

Për francezin është i interesuar Real Madridi dhe sipas disa spekulimeve edhe Barcelona ka shprehur interesim.

Sipas mediave franceze Mbappe është duke marrë leksione për gjuhën spanjolle. Mbappe ndonjëherë në dhomën e zhveshjes flet me Neymar në gjuhën spanjolle pasi braziliani ka luajtur më parë për Barcelonën.