Dembele në Premierligë, e kërkon skuadra e njohur
BKT
Sport

Dembele në Premierligë, e kërkon skuadra e njohur

Ousmane Demebele mund të largohet nga Barcelona për t’u transferuar në Premierligë.

Është skuadra e Manchester United që po kërkon talentin francez.

Sipas ‘The Independent’, trajneri Ole Gunnar Solskjaer, i ka kërkuar drejtuesve të Manchester United që të fillojnë të punojnë për transferimin e Dembele, përcjell lajmi.net.

Dembele te Barcelona është transferuar në verën e fundit 2017 nga Borussia Dortmund, për të zëvendësuar të larguarin Neymar.

Që nga ajo kohë, ai asnjëherë nuk ka arritur të t’i tregojë vlerat e tij për të cilat është blerë.

Në verën e fundit, francezi i talentuar ka qenë i lidhur edhe me një transferim te PSG.