17:39 / 26.09.2019
Raiola: Nuk e kam ofruar asnjëherë Ibrën te Boca Juniors
Agjenti Mino Raiola, ka thënë se asnjëherë nuk e ka ofruar sulmuesin e LA Galaxy, Zlatan Ibrahimoviq te Boca Juniors.
Drejtuesi i Bocas, Daniel Angelici dhe drejtori sportiv, Nicolas Burdisso, e kanë bërë të qartë se dëshirojnë ta transferojë suedezin.
Por, Raiola ka folur ndërhyrë menjëherë në këtë bisedë duke thënë se nuk ka ndodhur një gjë e tillë.
“Nuk e kam ofruar Ibrahimoviqin te Boca Juniors ose të ndonjë klub tjetër. Këto janë lajme jo të vërteta”, deklaroi ai.























