Sekretari amerikan Pompeo vjen në Ballkan
BKT
Rajoni dhe Bota

Sekretari amerikan Pompeo vjen në Ballkan

Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Mike Pompeo javën e parë të muajit të ardhshëm do të zhvilloj vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi.

Sipas axhendës së publikuar nga DASH, pavarësisht vizitave në vendet fqinje, nuk është planifikuar një vizitë e Sekretarit të Shtetit Amerikan Pompeo në Shqipëri. Pompeo, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Presidentit Donald Trump, fillimisht do të vizitojë Shkupin, ndërsa më pas shkon në Podgoricë, njofton Departamenti i Shtetit, transmeton INA.

Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara sot ka planifikuar një konferencë shtypi mjaft të rëndësishme me gazetarët e akredituar në New York në margjinat e Kombeve të Bashkuara ku po mbahet Sesioni i 74-të i Asamblesë së Përgjithshme.

Siç dihet parë z. Pompeo , emëroi z. Matthew Palmer , si përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor, ku përfshihet Bosnje Herzégovine , Kroacia, Serbia, Kosova, Shqipëria, dhe Maqedonia e Veriut. Mike Pompeo , është duke e udhëhequr vetë këtë udhëtim në trekëndshin Ballkanik – Mal të Zi Maqedoni e Veriut në një takim diplomatik por simbas axhendës diplomatike – pa u ndalur në Shqipëri./INA


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota