Donnarumma: Mezi kam fjetur, nuk është faji i Giampaolos
Nga 0-1 në 2-1 në vetëm disa minuta. Edhe kur luan mirë, Milani nuk di të fitojë.
I pari që ka reaguar një ditë pas disfatës ndaj Torinos, ka qenë portieri Gianluigi Donnarumma,në një intervistë për “Sky Sport”.
“Humbje që dhemb, të humbësh këto ndeshje është e pabesueshme. Vuajta shumë për të fjetur, por duhet të rinisemi sepse dje dhamë gjithçka dhe luajtëm mirë. Duhet të ndjekim trajnerin sepse kemi ide të mira për futboll. Gabimi jonë? Pas golit të parë, u tërhoqëm, këtë gjë duhet ta përmirësojmë. Duhet të ishim më kompakt dhe të vazhdojmë të luajmë mirë me topin. Kështu mund të fitonim dhe besoj se kjo është rruga e duhur.
Giampaolo? Është një trajner i madh. Më vjen keq pasi nuk e meritonim humbjen. Jemi të gjithë me të, është normale, që fillimisht të kemi vështirësi në ide dhe futbollistë të rinj.
Gabimi në golin e 1-1? Nga unë pritet shumë, ndaj dhe është e drejt të kritikohem kur gaboj. Gjithsesi nuk është një ndeshje që ndryshon sezonin.
Dueli me Fiorentinën? Pres një ndeshje ku të tregojmë karakterin tonë. Duhet të jemi agresiv nga fillimi dhe të bëjmë ndeshjen ashtu si ndaj Torinos. Shpresoj që tifozët të na japin një dorë. Të arrijmë në Champions League është objektivi ynë dhe do të bëjmë gjithçka për ta arritur”, deklaroi Donnarumma.























