Gjilani-Drita, ja çmimi i biletave
BKT
Sport

Gjilani-Drita, ja çmimi i biletave

Gjilani dhe Drita do të ndeshen mes tyre ditën e dielë, në një derbi të zjarrtë të qytetit të Gjilanit në Kosovë.

Siç raporton “Gazeta Sheshi” në Kosovë, çmimi i biletave për një vend në stadium për këtë takim mes dy ekipeve që luftojnë për titull, do të jetë vetëm 3 euro.

Çmimi do të jetë i njejtë, sikurse në tribunën qendrore, aty ku priten të vendosen “Skifterat”, po ashtu edhe në tribunën e vogël, aty ku do të jenë “Intelektualët”.

Ndërkohë, ky është një mësim i pastër për futbollin shqiptar, veçanërisht për derbin e kryeqytetit, që rastis të luhet po të dielën, mes Tiranës dhe Partizanit.

Bileta më e lirë në “Selman Stërmasi” është 400 lekë, më pas biletat në tribunë shkojnë deri në 2500 dhe 3000 lekë të reja.