16:40 / 30.09.2019
Guardiola: Nuk do të ‘vras’ vetën nëse nuk fitoj Ligën e Kampionëve
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka thënë se nuk do të ‘vras’ vetën nëse nuk do të arrij të fitoj Ligën e Kampionëve.
City sezonin e kaluar arriti të fitojë Premier Ligën, por ende në historinë e klubit nuk e kanë fituar Ligën e Kampionëve, i cili është qëllimi kryesor i klubit.
Tekniku spanjoll tha dëshiron ta fitojë këtë trofe, por nëse dështon kjo nuk do t’ia ndryshoj jetën.
“Dua ta fitoj, por ndonjëherë nuk është e mundur. Ndonjëherë të duhen disa vite, ndonjëherë më shumë. Nëse nuk arrij ta fitojë kjo nuk do ta ndryshoj jetën time, nuk do të ‘vras’ vetën”, deklaroi ai.
City ndeshjen e parë në kuadër të grupeve së Ligës së Kampionëve e fitoi me rezultat 3-0 ndaj FK Crvena zvezda, ndërsa nesër do të jetë mysafirë i Tottenhamit.























