A do të rikthehet Hakimi në Real, ja çfarë thotë lojtari
Mbrojtësi i Borussia Dortmund, Achraf Hakimi nuk është i sigurt për të ardhmen e tij.
Hakimi është në sezonin e dytë si huazim te gjiganti gjerman, Dortmund.
Dje mbrojtësi shënoi dy gola në fitoren ndaj Slavia Prague.
Ai tha se rikthimi në “Santiago Bernabeu” nuk varet prej tij, por nëse do të ndodhë një gjë e tillë, atëherë ky nuk do të jetë ndonjë dështim.
“Rikthimi në Real nuk varet nga unë. Dy klubet duhet të bisedojnë dhe do të vendosin në fund të vitit. Nuk do të jetë ndonjë dështim nëse do të rikthehem në verë, dua të vazhdoj të përmirësohem dhe jam i fokusuar. Jam përmirësuar që prej kohës kur jam transferuar në Gjermani, kam shumë përparësi dhe kjo vërehet. Për momentin nuk kam biseduar me Zidanen pasi të gjithë janë të fokusuar te problemet e tyre”, deklaroi ai.























