Kopjohet ideja e “Ballistit”, dron me flamur në ndeshjen e Europa League
BKT
Sport

Kopjohet ideja e “Ballistit”, dron me flamur në ndeshjen e Europa League

Një incident i pazakonshëm ka ndodhur në ndeshjen mes Dudelanzh dhe Karabak të vlefshme për Ligën e Europës.

Një dron i ngjashëm me atë të lëshuar nga Ballist Morina, në ndeshjes Serbi-Shqipëri, ka tërbuar tifozët miq të Karabakut.

Droni u shfaq në qiellin e Luksemburgut në minutën e 35-të të sfidës, duke tërbuar tifozët azerë, të cilët janë futur në fushë, teksa ndeshja u ndërpre për afro 30 minuta, për të rifilluar sërish!

Mësohet se në dron ishte vendosur një flamuri i Armenisë. Kujtojmë që marrëdhëniet mes këtyre 2 shteteve janë tepë tepër të nxehta, të ngjashme me ato Serbi-Shqipëri.

Në momentin e shfaqjes së dronit, futbollistët e Karabakut, të tërbuar, kanë nisur të qëllojnë me top dronin që valviste flamurin e Armenisë mbi stadium.

Në fushë kanë zbritur edhe tifozët miq të cilët kishin udhëtuar drejt Luksemburgut. Situata është qetësuar më pas dhe ndeshje ka vazhduar normalisht!